Identifikohet personi që xhiroi Shakirën poshtë fustanit gjatë koncertit në Miami

Shakira mbeti e habitur gjatë performancës së saj në një klub nate në Miami, kur kapi një burrë duke u përpjekur ta incizonte poshtë fustanit të saj.

Burri u kap në një video që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar bujë, pasi këngëtarja u largua e indinjuar nga skena kur pa se çfarë po ndodhte.

Fillimisht, përdoruesit në rrjetet sociale spekuluan se personi ishte në fjalë një fans i këngëtares.

Megjithatë, tani po raportohet se burri në fakt thuhet të ketë qenë një anëtar i stafit të Shakira-s, raporton Marca.

Këngëtarja ishte duke performuar këngën e saj të re “Soltera” kur ndodhi kjo.

Kur e vuri re, ajo bëri menjëherë një gjest me duar duke kërkuar që të ndalonte incizimin dhe, pasi vuri re se burri ishte ende duke e bërë atë, ajo ndaloi performancën e saj dhe zbriti nga skena. /telegrafi