Ambasadori francez uron 25-vjetorin e themelimit të RTK-së
Ambasadori i Francës në Kosovë Olivier Guerot, ka uruar 2 -vjetorin e themelimit të RTK-së.
“Urime 25 vjetorin e transmetuesit publik, RTK. Përkushtimi juaj për të ofruar lajme të besueshme, përmbajtje argëtuese dhe edukative është me rëndësi të madhe për të gjithë shikuesit dhe të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.