Prishtinë: Ngasësi i veturës gjobitet për baltosje të rrugës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas pranimit të ankesës nga qytetarët, zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë sot kanë gjobitur një ngasës të automjetit për baltosje të rrugës “Sami Frashëri”.
Përmes njoftimit në rrjetin social Facebook PK-ja ka postuar dhe disa pamje të rrugës në fjalë dhe gjobës së shqiptuar.