Lady Gaga tregon pse kurrë nuk ju dha fund thashethemeve kinse është burrë

Lady Gaga për herë të parë ka folur për disa thashetheme që e ndoqën atë gjatë fillimit të karrierës së saj.

Bëhet fjalë ndaj pretendimeve për të kinse në realitet është burrë, dhe foli lidhur me këto thashetheme gjatë një dokumentari të Netflix të Bill Gates.

Ajo u paraqit në episodin e dytë të kësaj serie, derisa gjatë bisedës me miliarderin teknologjik, foli lidhur me këto thashetheme të pazakonta.

Gaga u shpreh se nuk ishte e shqetësuar për thashethemet për seksin e saj, sepse ishte “mësuar me gënjeshtrat e shumta që thuheshin për të”.

“Kur isha në fillim të të 20-tave ishte një thashethem se isha burrë”, tha këngëtarja.

“Kam shkuar në të gjithë botën. Udhëtova për turne dhe për të promovuar projektet e mia dhe pothuajse në secilën intervistë më pyesnin: ‘Ekzistojnë disa thashetheme që je burrë. Çfarë ke për të thënë për këtë?’. Asokohe kishte imazhe të modifikuara të miat, të cilat u shpërndanë në internet”, tregoi ajo.

Por Gaga vendosi të injorojë kryesisht pyetjet e gabuara sepse ato nuk e vunë në rrezik mirëqenien e saj.

“Arsyeja pse nuk iu përgjigja pyetjes është se nuk u ndjeva viktimë me atë gënjeshtër dhe mendova: Çfarë nëse një fëmijë do të akuzohej për këtë, dhe do të mendonte se një personazh publik si mua do të më vinte turp për këtë?”, shpjegoi artistja.

“Kam qenë në situata ku përmirësimi i një thashethemi nuk ishte në interesin më të mirë të mirëqenies së njerëzve të tjerë”, vazhdoi ajo. “Në atë rast, unë u përpoqa të jem provokues dhe përçarës në një mënyrë tjetër. Unë u përpoqa të përdor dezinformimin për të krijuar një pikë tjetër përçarëse”.

“Jam mësuar të thonë gënjeshtra për mua që kur isha 20 vjeç. Unë jam një interpretuese. Mendoj se është disi qesharake”, shtoi ajo. /telegrafi