Haxhiu takohet me homologun nga Malta, flasin për reformat e ndërmarra në drejtësi
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot e ka pritur në takim homologun nga Malta, Jonathan Attard.
Ajo përmes një postim në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se për çfarë kanë biseduar me homologun nga Malta, duke thënë se ai ishte i shoqëruar edhe nga ambasadorja e Maltës në Kosovë, Juliana Scerri Ferrante.
“Diskutuam për shumë çështje e sidomos për reformat e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e institucioneve të drejtësisë si dhe sfidat në adresimin e përgjegjësive që kemi”, ka shkruar Haxhiu.