Kurti udhëton për në Bruksel, do të marrë pjesë në drekën e Von der Leyenit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Bruksel.
Në një njoftim për media, konfirmohet se Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel, për të marrë pjesë në drekën e punës me liderë të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Zeri.info.
Në këtë drekë pune pritet të diskutohet agjenda e reformave dhe Plani i Rritjes. /Zëri