Limaj: Koalicioni AAK - Nisma do t’i fitojë 15 për qind të votave

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës, ka folur rreth pritshmërive për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

I pyetur rreth përqindjes që synojnë bashkë me AAK-në, me të cilën lidhën një koalicion, Limaj ka qenë goxha optimist.

Në “Debat Plus”, Limaj tha se synojnë të fitojnë 15 për qind të votave.

“Koalicioni ndër 15 për qind, nuk besoj, punojmë për 15 për qind. Synim, synim, punojmë, ka hapësirë me shku atje. Unë besoj që qytetarët e Kosovës, sidomos ata që kanë votuar këtë qeveri, duhet me kanë të parët që duhet mi gra me ndryshu këtë qeveri”, tha ai.