Arrestohet një polak në Zveçan, hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Një shtetas nga Polonia është arrestuar dje në Zveçan.

Ai dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, transmeton Zeri.info.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit, i dyshuari të lirohet, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri