Dyshohet se shpërndante material me përmbajtje seksuale të fëmijëve, arrestohet suharekasi
Një person është arrestuar të mërkurën në Suharekë.
Sipas Policisë, i njëjti në rrjete sociale vazhdimisht ka shpërndarë materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve, transmeton Zeri.info.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria e Krimeve Kibernetike kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi në rrjete sociale vazhdimisht ka shpërndarë materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri