Moti sot, me diell dhe vranësira të pakta

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Siç njofton IHMK-ja, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.