Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë na pret mot mjaft i ndryshueshëm. Në mëngjes dhe paradite mund të ketë mjegull dhe intervale kohore me diell, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje pritet të kemi dendësim të vranësirave me reshje shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 21 gradë Celsius, me ulje në kohën e ardhjes së reshjeve të reja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm, me vranësira të shpeshta të dendura që pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot jo-stabil dhe me reshje lokale pritet të kemi edhe të premten, por reshjet do të jenë paksa më të lokalizuara dhe më të dobëta.

Për fundjavë na pret përmirësim gradual i motit dhe më shumë rreze diellore e rritje të temperaturave, megjithatë në disa vise vranësirat do të jenë prezente me ndonjë rigë shiu./MeteoBallkan