Një gol i vonë i sjell buzëqeshjen PSG-së, Girona debutoi me humbje në Ligën e Kampionëve

PSG ka shënuar fitore ndaj Gironas me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve e cili ka vit zhvillohet me format të ri.  

 Se kjo nuk kishte raste të shumta e konfirmon edhe fakti që në pjesën e parë, pikërisht në minutën e 13-të, Marco Asensio ishte i vetmi që rrezikoi, por pa sukses. 

Në fillimin e pjesës së dytë, Ousmane Dembele rrezikoi dy herë në minutat 55’ dhe 62’, por nuk e gjeti rrjetën. 

Në minutën e 77-të, PSG kërkoi penallti pasi në zonë me dorë luajti Ladislav Krejci, por gjyqtari nuk mendoi ashtu. 

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, PSG shtoi sulmet drejt portës së Gironas. 

Bë minutën e 82-të, Achraf Hakimi asistoi te Randal Kolo Muani, por as ky nga afër nuk shënoi.  

Hakimi dhe Dembele po ashtu në minutën e 86-të, të dy dështuan për të shënuar. 

Kur pritej që Girona të bënte debutim fantastik në Ligën e Kampionëve, në skenë doli Nuno Mendes i cili shënoi për 1-0 në të mirë të PSG-së. 

Koha shtesë nuk solli asgjë dhe PSG mori fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/