Bardhyl Mahmuti kujton Visar Rekën në njëvjetorin e vdekjes së tij: Kontribuoi në informimin e drejtë për luftën e UÇK-së
Veprimtari Bardhyl Mahmuti ka kujtuar regjisorin Visar Reka në njëvjetorin e vdekjes së tij.
Mahmuti përmes një shkrimi në Facebook tha se Reka kishte aftësi të jashtëzakonshme të komunikimit.
Ai tha se Reka kontribuoi në informimin e drejtë për luftën çlirimtarë të UÇK’së.
“Në njëvjetorin e vdekjes së bashkëveprimtarit tonë, Visar Reka, e kujtojmë aftësitë e tij të jashtëzakonshëm të komunikimit me gazetarët e medieve më prestigjioze në botë dhe kontributin e madhe për informimin e tyre të drejtë për luftës çlirimtare të UÇK-së!
Respekt i përjetshëm miku im!”, shkroi Mahmuti.