Trajnimi i ukrainasve në Prizren për asgjësimin e mjeteve shpërthyese nga FSK-ja, Hargreaves publikon pamje nga ligjërata
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka treguar për aktivitetet që ka zhvilluar sot në komunën e Prizrenit, të cilat i ka përshkruar si “ditë e mrekullueshme në Prizren”.
Ambasadori shkroi pikat kryesore të ditës së sotme:
“Një bashkëbisedim miqësor me kryetarin Shaqir Totaj në fokus të zhvillimit ekonomik
Takimi i Dokufestit për të mësuar rreth vizionit të tyre të së ardhmes
Duke dëgjuar nga Radio Romano Avazo se si mbështetja e Britanisë ndihmoi në zhvillimin e radiostacionit të tyre në gjuhën rome në Kosovë
Duke mësuar nga komandanti i EOD të FSK-së për orët e tyre të trajnimit për Asgjësim të Mjeteve Shpërthyese për ukrainasit
Përfundimi i ditës në ekspozitën e re të shkëlqyer të Bienales Autostrada”.