Haradinaj për Gerti Bogdanin: Vdekja e tij është humbje e madhe për shoqërinë shqiptare
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e ish deputetit të PD’së, Gerti Bogdani.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se vdekja e Bogdanit është është humbje e madhe për shoqërinë shqiptare.
“I prekur nga lajmi për ikjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Gerti Bogdani! Shkuarja e tij ne amshim është humbje e madhe për shoqërinë shqiptare. Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogdani, miqve dhe kolegëve! Gerti u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.