Kjo është logoja e KQZ-së, që do të përdoret për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar për logon që do të përdoret në zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, raporton Ekonomia Online.
Arianit Elshani, nga Këshilli për Operacione Zgjedhore, ka thënë se ky ka qenë vetëm një ndryshim teknik.
“Është një ndryshim i vogël teknik, i cili na nevojitet për çështje të fletushkave, broshurave dhe çështje të tjera postare që krijohen nga KQZ-ja. Është vetëm aspekti i tekstit, kjo përmbush kërkesën e Këshillit për Operacione Zgjedhore”, tha ai.