Policia konfirmon vdekjen e një personi gjatë aksidentit në rrugën Prishtinë - Mitrovicë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, raporton Zeri.info.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë, ndërsa konfirmoi se viktima është rreth 60 vjeç dhe ishte shofer i veturës.

“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, shoferi i veturës ka vdekur në vend”, tha Zahiti, duke shtuar se njësitet policore po i zhvillojnë hetimet për shkaqet e aksidentit. /Zëri