Vdes 12-vjeçari në Malishevë, pas lëndimeve që mori nga rrëzimi në tualet [foto]
Një 12-vjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Tërpezë e Poshtme të Malishevës.
Bëhet fjalë për Bleart Krasniqin, nxënës i klasës së tetë, i cili vdiq pas një aksidenti që ka pasur në tualetin e shtëpisë së tij, transmeton Zeri.info.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur edhe shkolla “Hilmi Hoti”, ku Blearti ndiqte mësimet.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e trishtë për vdekjen e nxënësit të shkollës sonë - Bleart Bekim Krasniqi, nxënës i klasës 8/1. Ngushëllime Familjes dhe gjithë Farefisit!
U prehtë në parajsë shpirti Tij i bardhë!”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Ndërkohë, familja e të ndjerit kanë njoftuar se Blerati do të varroset sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit. /Zëri