Aktakuzë personit në Viti, që kultivoi nëntë bimë “Canabis Sativa”
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.A., për shkak të veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’.
Sipas aktakuzës, në komunën e Vitisë, më datë 29 gusht 2024, rreth orës 10:30 minuta, është konstatuar se i pandehuri E.A., pa autorizim, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që në afërsi të vendbanimit të tij ka mbjellë nëntë bimë narkotike “Canabis Sativa’’, me gjatësi prej 80 – 210 cm, të cilat i ka kultivuar me qëllim të prodhimit të substancave narkotike.
“Prokuroria Themelore në Gjilan i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale, e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.