Ia ofroi ryshfet 20 euro policit për të mos i shqiptuar gjobë, arrestohet
Një person është arrestuar dje në Lipjan, pasi ka tentuar t’u japë ryshfet prej 20 eurosh zyrtarëve policorë.
Sipas raportit të Policisë, ai ryshfetin e kishte ofruar për të mos ia shqiptuar gjobën në trafik, transmeton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi me qëllim që të mos i shqiptohet një tiketë e trafikut për një kundërvajtje të kryer në trafik gjatë ngasjes së veturës së tij, ka tentuar t’u japë ryshfet në vlerë prej 20 € zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri