Një djalë në Lipjan e gjen babanë e tij të vdekur në tavanin e shtëpisë

Një person është gjetur i vdekur të martën në tavanin e shtëpisë së tij në Lipjan.

Sipas Policisë, një person ka raportuar se ka gjetur babanë e tij të vdekur në tavanin e shtëpisë së tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në tavanin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jete prindin e tij, viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri