Sot mblidhen dy komisione parlamentare

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahen dy komisione.

Në orën 11:00 Komisioni për Integrime Evropiane do të mbajë mbledhjen e radhës.

Ndërkaq, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nga ora 11:00 shqyrton Raportin vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023, si dhe Raportin vjetor të punës së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023.