Fondacioni Golden Eagle ndan 100 bursa për studentë

Fondacioni Golden Eagle në bashkëpunim me Relax edhe këtë vit do të ndajnë 100 bursa për 100 studentë, për vitin akademik 2024/2025.

Drejtori i Frutex, Shaqir Palushi ka thënë se këto bursa do të ndahet për studentët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.  Ndërsa ka thënë se shuma totale e projektit është 80 mijë euro.

“Për herë të tretë Fondacioni Golden Eagle dhe Frutex ndajnë bursa për studentët.  Shuma totale e këtij projekti është 80 mijë euro, ku përfitues do të jenë 100 studentët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia , Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Aplikimi bëhet nga sot dhe do të zgjasë deri në fund të muajit nëntor . Kurse ndarja e bursave do të bëhet gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor”, ka bërë të ditur Palushi.