Hajnat në Klinë grabisin tre mijë euro nën kërcënimin e kallashnikovit
Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një grabitje në një pompë të derivateve në Volljakë të Klinës.
Ankuesit kanë raportuar në Polici se nën kërcënimin e armës së gjatë (kallashnikov), dy persona të maskuar kanë arritur të grabisin tre mijë euro.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Personat e dyshuar kanë ikur në drejtim të panjohur dhe policia është në kërkim të tyre”, tha Gashi.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin”, tha ai.