Ndodh edhe kjo në futbollin e Kosovës: Klubi i Ligës së Parë e akuzon portierin e tij se e kurdisi ndeshjen

Nuk kanë të ndalur zhvillimet e paprecedenta në futbollin kosovar.

Skuadra e Rilindjes e ka akuzuar portierin Armend Ruxhi se e ka kurdisur ndeshjen.

Skuadra ka publikuar edhe incizimet nga ndeshja ku shihen golat qesharakë të pranuar.

Reagimi:

Reagim zyrtar.

Pas ndeshjes së fundit të xhiros së IV ndërmjet KF Rilindja 1974 dhe KF Drenica dhe pas analizimit të detajuar të videoincizimeve dhe rrjedhës së ndeshjes, KF Rilindja 1974 ka vendosur të suspendojë për një kohë të pacaktuar portierin tonë Armend Ruxhi, deri në zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura.

Ne kërkojmë nga organet kompetente të Federatës së Futbollit dhe drejtësisë që të hetojnë sa më shpejt këtë rast, pra angazhimin e portierit tonë gjatë kësaj ndeshjeje.

Në videot e mëposhtme mund të shihni pamjet e golave të pranuar nga Armend Ruxhi.