Abdixhiku: LDK-ja është ngritur në këmbë, jemi të pandalshëm - jemi fitues

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka publikuar pamje nga takimi i mbajtur mbrëmë në Komunën e Lipjanit.

Në fjalimin e tij në këtë tubim, ai ka thënë se LDK-ja është ngritur në këmbë dhe se është e pandalshme, është fituese.

“Kushtrimi ka rënë në Lipjan. LDK-ja është ngritur në këmbë tashmë. Dhe, siç e dini ju mirë, kur LDK-ja ngrihet në këmbë, kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndanë. Jemi të pandalshëm. Jemi fitues. Jemi kampionë edhe ne sikurse ju”, tha Abdixhiku.