Ministri i Jashtëm i Estonisë Gjuriqit: E papranueshme t’i shtrëngosh duart me një kriminel lufte

Gjatë ditës së djeshme ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq pati një takim me homologun e tij estonez, Margus Tsahkna.

Ky i fundit ia bëri të qartë Gjuriqit se shteti i tij nuk e pranon assesi faktin se Serbia po i shtrëngon duart me presidentin rus Vladimir Putin, të cilin e quajti kriminel lufte.

“Është e papranueshme t’i shtrëngosh duart me një kriminel lufte që po përpiqet të minojë sigurinë e Evropës dhe sovranitetin e Ukrainës”, shkroi ministri estonez në X, derisa ka bërë me dije se shteti i tij është i rreshtuar në rrugën e paqes.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se e mbështet një dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës drejt paqes.