Osmani sot do të lansojë Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani lanson sot Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Ngjarja do të mbahet në hollin e Kuvendit, me fillim në orën 14:30, ka njoftuar Presidenca, transmeton Zeri.info.

“Qendra e Ekselencës funksionalizohet sot si rezultat i memorandumit të nënshkruar nga presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Zëri