I dyshuari për terrorizëm vetëdorëzohet në Polici
Një person i dyshuar për veprën penale “Përgatitje e veprave terroriste” është vetëdorëzuar të hënën në Polici.
Ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrestimi nga gjykata, transmeton Zeri.info.
“Prishtinë, 09.11.2016. Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetëdorëzuar në Polici i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrestimi nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri