Lajçaku pret sot kryenegocaitorët në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar dje në Bruksel.

Bislimi sot do të marrë pjesë në rundin e radhës të bisedimeve Kosovë - Serbi.

Ai pritet të takohet me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimi u konfirmua mbrëmë për RTK-në nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano bëri të ditur se fillimisht palët do të zhvillojnë takime të ndara me emisarin special në dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak.

E më pas ky i fundit do të përpiqet të organizojë një takim trelateral.

Mbajtja e këtij takimi ishte e pasigurt në fund të javës së shkuar, meqë kishte mospajtime rreth agjendës së diskutimeve.