Nefail Maliqi: Të gjithë liderët shqiptarë dhe Popat, paskan të drejtë të takohen me Vuçiqin, veq hoxhallarët jo?!

« Jo vetëm hoxha, por edhe Rama, Thaçi kanë folur për dore me Vuçiqin. Ma gjeni njç foto te Albin Kurtit duke folur për dore me Vuçiqin, do jap një thes çokollada të Zvcrës, veq më tregoni, çfare po i doni, me lithija apo pa lithija!.. » ka thënë sot analisti dhe gazetari ynë i njohur shqiptar në Gjenevë, redaktor i gazetes zvicerane Le Canton27.ch në një intervste për TV Dukagjni.

« Unë nuk jam shqiptar, jam mysliman », ishte deklarata e Hoxhës që ngjalli debat » ishte tema e sotme e debatit ne emisionin « rreth e rrotull » ne TV e dakagjinit e drejtuar nga koleget, moderatorët Lirik Sylmetaj dhe Erza Brahushi me mysafirët ne studio: Mustafe Bajrami (teolog), Dibran Gashi (Lev. Dec.), Avni Kacmaku (Fjala) dhe analistin, gzetarin tone te njohur nga Gjeneva – Nefail Maliqin, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Pas intervenimeve të mysafirëve, lidhur me këtë temë foli edhe Nefail Maliqi, redaktori i gazëtes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, i cili ndër tjera ka thënë:

«Unë nuk jam shqiptar, por jam si ju muslimanë», ishte kjo nje deklarate e vertet e hoxhes boshnjak, nga Sanxhaku, që më pas u bë temë debati, besa edhe lojë fjalësh nga disa analistë dhe media.. Nuk di çfare të keqe paska këtu, thjesht ka treguar një të vertetë. Kjo do ishte identike sikur një prift grek nga Athina me shku në Korçë e me thënë «Une sjam shqiptar, por jam ortodoks si ju» ?! krejt normale, apo, sikur Papa me shku në Shkodër me thënë «Unë nuk jam shqiptar, por jam si ju katolik» bash mirë. Une kësaj i duatrokas.

Hoxhës në Preshevë i duartokitën masa në sallë, kur ia nisi të fliste në gjuhën shqipe, që disa këto duartrokitje u përpoqën ta pshëtolloje e të dredhohen, duke i dhënë kahje tjetër.

Siqoftë, sot si kurrë më parë Kosova, shqiptarët kanë nevojë për unitet se sa me këto tema fetare, polemika, përqarje të cilat nuk janë në favor të Kosovës të çështje shqiptare, sepse Kosova he per he kanë tjera halle, ka problem me serbët, në fakt jo me serbët, por me shtetin serb.

Dhe unë dyshoj se tema sikur ajo e spiuneve, ajo e UDB-sheve dhe kjo e fundit me këtë lëvizjen, pleqtë e Deçanit kanë janë parapavije të rrezikshme. Dyshoj se Kosova sot kur gjendet në prag të një lufte të provokuar nga Beogradi, ndokush ka nisur luften tjeter hibride, spekilmeve, propagandes, lojën me shqiptarët për t’i përqarë për çka jepen me miliona euro.

Mu kujtua, isha student ne Prishtinë, kur Kosova gjendej në prag te luftës dhe intelektualë, krah për kah me hoxhallare e priftërinj te prirë nga Anton Ceta nisen pajtimin e gjaqeve (1990) ku njerëzit falnin gjakun njeri-tjetrit ne tubime deri ne 500 mije shqiptare ku për çdo ditë falshin nga 20-50 e 100 gjaqe…

Kurse sot ndodh e kundërta, kur Kosova gjendet në prag të një konflikti, atje hapen tema koti , debate e polemika mes shqiptareve sikur ajo me UDB-ashet.

Dhe me këto polemike, spakulime, shifje të disa grupeve duke tentuar t‘i përqajne shqiptarët gjoja në emër të “patriozimit“ në baza fetare janë të pasukseseshme, të kota sepse kurrë nuk ka ndodhur që një pakice ta përçajë shumicen.

Ky grupacioni, i ashtuqujtor Lëvizja e Deçanit e me moton “ta braktisim islamin“ po mbjellje urrejtje, ka elemente raciste.

E permenda këtë, sepse kjo lëvizje me moton «ta brakisim islamin» rrezikojnë për të ofenduar ndjenjat fetare të të muslimanëve. Dhe me të njëjtin aktivitet, këtyre ditëve në Zvicër u ndëshkua nje muslimane nga Bosnja, politikane e njohur Sanija Ameti, boshnjake (qe mediat serbe-shqiptare) që sipas gjykates zvicerane ajo «mori rrezikun për të ofenduar ndjenjat fetare të të krishterëve » e cila kishte postuar ne insagramin e saj nje foto duke vënë në shënjester Maria dhe Jezusin.

Me këtë gjest te Sanija Ametin, ka kompremtuar jo vetëm veten, por edhe komunitetin muslimanë në Zvicër, kur dihet se Maria dhe Jezusi janë gjithashtu të nderuar nga libri i shenjt – Kurani!

Si dikur serbët pakice donin te dominon dhe përqanin shumicen shqipare e Kosovs edhe sot disa qarqe provojnë një gjë të tillë. Prandaj nëse shqiptarët qenka shumice ne Kosovë duhet të kujdes për të vegjlit por edhe te vegjëlit të kenë kujdes me shumicën.

Nëse ndokush është kundër shumicës muslimane në Kosovë, pse nuk i shkruajnë, ose pse nuk i reagoni Amerikës, presidentit amerikan z.Trump kur tha para 4-5 vitesh se „Kosova është një vend muslimanë“?!

Ju kujohet një hoxhë në Preshevë kur kishte vënë flamurin shqiptar në xhami, ai ishte marrur pyetje nga shërbimet serbe dhe mesa di unë ai është ndëshkuar dhe çuditerisht mediat shqiptare, sidomos ato në Kosovë u morën vetëm një ditë, kurse me këtë temën e hoxhës boshnjak në Preshevë që dy javë mesele që çdo dite flitet e përflitet të mes te para qe po mbjell urrejtje dhe e përqarje ndër shqiptarëve që po qon ujin ne mullinin e Serbisë. Kjo video ka qenë në vitin 2018 kur hoxha boshnjak qëndroi në Preshevë me një evenement fetar, dhe merre me mend tash ju ka tekur nje budallai ta hedh një guri dhe tash 300 veta duhet me i dhënë zor me nxjerrë :-))

Nëse Kosova shqitparët e thonë se Kosovën do ta bëjme Zvicër, atëherë duhet të jenë me tolerant dhe të akcptojnë universalitetin dhe diversitetit dhe të heqin dorë nga nxitja për urrejtje, nga islamofobia…

Sa i përket shqiptarëve në Luginën e Preshevës, mos të harrojmë se si t’mos ishin ata musliman sot nuk do të kishte aty shqiptare. Dmth shqiptarët si muslimanë kanë mbrojtur nga asimilmin e kombit tonë në serbe, ne slave, jemi dëshmitarë me shqiptarët tjerë në ballkan të cilët janë asimiluar psh ata në Greqi në grekë, ata tjerët në Itali-italianë apo këta me afër në Maqeni në maqedonë?!

Siq e dini unë jetoj dhe veproj në Zvicër, në një shtet demokartike, shembull në bote për tolerancë, universalitetit, diversitetit…Pse këtë atmosfere, frymë bashkëjetese të mos e kemi edhe në Kosovë që të jetojnë bashkarisht, gjithë popujt, komunitetet fetare në harmoni, meqë e themi shpesh Kosovën do e bëjme si Zvicra!

Ka spekulime, manipulatorët me një foto (të Vuçiqit me hoxhën) që po qarkulloj në rrjetet sociale, po përpiqen përmes një propagande naive (në stilin serb) të kompremetojnë një imam (islamin) por, në fakt po kompremtetojnë vetvetën, po kompremtojne shtetit e Kosovës dhe shtetin shqiptar !

Të gjithë shqiptarët dhe Popat, paskan të drejtë të takohem me Vuçiqin, veq hoxhallarët jo ?!

Pse e thash këtë, shkurt: Sepse para këtij hoxhes boshnjak me presidentin serb janë takuar, madje përqafuar edhe puthur me Vuçiqin si: Edi Rama, Hashim Thaqi, Vlora Citaku, Edita Tahiri, Baton Haxhiu, Isa Mustafa, Blerim Shala, Abdulla Hoti e shume e shumë të tjerë bile edhe Papa u takua me Vuçiqin.. dhe tash çka me thënë?. A të gjithë këta janë spiuna? Nga kjo deshta të themë se krejt shqiptarët dhe Popat, paskan të drejtë të takohen me Vuçiqin, veq hoxhallarët jo ?!.

Mund të thotë ndokush po Albinin se permende. Jo per Albinin, une mund t‘ju garantoj, meqë kam ndjekur bisedimet qe 12 vite në Bruksel e Prishtinë, konferenca nderkombetare ne Davos, Bon, Crans Monata, Bled, mund t’ju them se ai është i vetmi lider, i vetmi bir nane, qe nuk e ja ka prek doren Vuçiqit, ma gjeni një foto dorëpërdore me të, keni një dhuratë, një thes çokollada të Zvicrës, veç më tregoni se çfare po i doni, me lajthia a pa lajthia?…

Dhe mendoj se Kurti, nuk do ta përshëndes përdore, përderisa Vuçiq nuk do të kërkoj falje për krime dhe gjenocid dhe 20 mijë femra shqiptare të dhunara nga serbët, si dhe pa e njohur shtetin e Republikes së Kosovës. /Le Canton27