Tahiri: Efektet e para të vizitës së shefit të CIA-s, Kurti e harroi hapjen e urës së Ibrit

Edita Tahiri, ish-shefja e ekipit negociues të Kosovës në dialog, ka përmendur për efektet që mund t’i japë vizita e shefit të CIA-s, William Burns.

Ajo, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ndryshimet kanë filluar të vërehen edhe te kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Efektet e para të vizitës së shefit të CIA-s, Kurti e harroi hapjen e urës së Ibrit, ndërsa Vuçiqi harroi vazhdimin e bojkotit, ftoi serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, ka efekte edhe më strategjike që po ndodhin…”, tha Tahiri.