“Jua thej këmbët”: Nisin hetimet për kërcënimin që Agim Ademi bëri ndaj tre lojtarëve të përjashtuar
Edon Zhegrova, Aro Muriq dhe Florent Muslija u përjashtuan nga Kombëtarja e Kosovës, pak para sfidës me Qipron.
Shkak u bë një “dalje pa leje” nga hoteli ku po qëndronin lojtarët. U raportua e s’u mohua nga tre lojtarët e apostrofuar se kryetari i FFK-së Agim Ademi i kërcënoi ata me fjalët “jua thej këmbët”, “jua shkatërroj karrierat” etj.
Bëhet e ditur se kryetari i FFK-së Agim Ademi po hetohet nga Prokuroria tashmë në lidhje me këtë kërcënim ndaj lojtarëve të Kosovës.
Ndryshe, për këtë skandal ka shkruar edhe gazeta e famshme spanjolle “Marca”. /Tëvë1