Nga përplasja e dy trenave në Egjipt, humbin jetën tre persona dhe 49 tjerë lëndohen

Të paktën tre persona humbën jetën, përfshirë dy fëmijë, pasi dy trena u përplasën në Egjipt.

Ministri i atjeshëm i Shëndetësisë, ka njoftuar se 49 persona tjerë kanë mbetur të lënduar.

Pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë, kurse po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Zagazig në provincën Sharqia në verilindje të Kajros.

Videoja nga vendi ku ndodhi aksidenti hekurudhor, shfaq rrënojat e vagonëve si dhe turmën e njerëzve të lënduar.

Njëri prej trenave ishte nisur nga Zagaziv dhe për destinacion kishte Ismailia, derisa tjetri po ishte nisur nga Mansoura në drejtim të Zagazigut.

Dalja e trenave nga binarët apo përplasja e tyre mes vete nuk është diçka e pazakontë në Egjipt, që prej vitesh akuzohet se ka sistem të vjetërsuar të hekurudhave.