Kryeministri britanik e sheh të rrugës marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka hapur derën për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri në vend të Ruandës, duke thënë se ishte “i interesuar” për një skemë përpunimi të zhvilluar nga qeveria italiane.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni arriti një marrëveshje vitin e kaluar për të hapur dy qendra të përpunimit të emigrantëve në vendin ballkanik, ku pretendimet e 36 mijë emigrantëve do të përpunohen çdo vit. E para nga qendrat e emigrantëve do të hapet këtë vjeshtë pas disa muajsh vonesë, shkruan The Telegraph.

Komentet pozitive të kryeministrit britanik për Shqipërinë vijnë pavarësisht vendimit të partisë së tij për të hequr skemën e konservatorëve në Ruanda.

I pyetur konkretisht për skemën e Italisë në Shqipëri, Keir u përgjigj: “Të shohim. Janë ditë të para. Më intereson se si funksionon kjo, si gjithë të tjerët. Është shumë herët”, raporton The Independent.