Arrestohet një person në Aeroportin “Adem Jashari”, kishte urdhëresë nga gjykata

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:53 në Aeroportin e Prishtinës, raporton Zeri.info.

“Aeroporti i Prishtinës 14.09.2024-18:53. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.. /Zëri