Haalandi thyen rekordin e Rooneyt në Premierligë

Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland vazhdoi fillimin e tij të mire në sezonin e ri duke thyer një rekord në Premierligë me një gol kundër Brentfordit.

Haalandi shënoi dy gola për Cityn në pjesën e parë të ndeshjes së tyre kundër Brentfordit për të vazhduar fillimin e tij të shkëlqyeshëm në sezonin e ri.

Norvegjezi shënoi dy gola radhazi për t’i dhënë Cityt një epërsi 2-1 duke shkuar në pjesën e parë pasi ata kishin pranuar brenda 22 sekondash. Golat rezultuan gjithashtu prekës për Haalandin pasi ai u përball me vdekjen e një shoku të ngushtë në mesjavë.

Haalandi ka shënuar të gjithë, përveç dy golave ëtë Cityt në Premierligë këtë sezon, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës kërkon të vazhdojë fillimin e tyre të përsosur në sezonin e ri. Ndërkohë, Rooney shënoi 27 herë në sezonin 2011-12 kur vendosi rekordin e mëparshëm, që ishte sezoni i tij më pjellor në karrierën e tij.

Ky është fillimi më i fortë i Haalandit në cilindo nga tre sezonet e tij në City, pasi atij iu deshën nëntë ndeshje në Premierligë për të shënuar golin e nëntë vitin e kaluar.

Në fushatën e tij debutuese, Haalandit iu deshën vetëm pesë ndeshje për të shënuar golin e nëntë, por këtë herë ai e ka arritur arritjen me një ritëm më të shpejtë. 24-vjeçari tani ka shënuar më shumë gola në Premierligë se Eric Cantona dhe Luis Suarez, me goditjen e tij të 71-të që vjen në paraqitjen e tij të 70-të. /Zëri