Pollozhani e nis aventurën me fitore, Ballkani triumfon në derbi ndaj Prishtinës

Ballkani ka arritur të triumfoj në derbin e javës së pestë ndaj Prishtinës me rezultat minimal 1-0.

Heroi i Ballkanit ishte Bernard Karrica i cili realizoi gol në minutën e 83-të.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola.

Kjo është ndeshja e parë e kampionëve në fuqi, nën drejtimin e trajneri të ri Artim Pollozhani, i cili e ka nisur me fitore aventurën e tij tek suharekasit.

Pas kësaj fitore, Ballkani është liderë me 10 pikë, aq sa ka edhe Suhareka, kurse kryeqytetasit kanë tri pikë më pak dhe ndodhen në pozitën e tretë momentalisht.

Ndeshjen e radhës portokallezinjtë e luajnë ndaj Dritës, kurse bardhekaltrit ndeshen me Dukagjinin.