Të hënën udhëtimi falas me autobusët e Trafikut Urban dhe biçikletat publike në Prishtinë

Të hënën në Prishtinë do të mund të udhëtoni pa pagesë duke shfrytëzuar trafikun urban me autobus apo biçikletat publike.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, e cila ka njoftuar se kjo po bëhet me rastin e Javës Evropiane të Mobilitetit, transmeton Zeri.info.

“Të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë. Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës”, thuhet në njoftim. /Zëri