Për një vit, “OneFor” me 30 mijë klientë dhe 50 mijë kartela Mastercard të lëshuara

Që nga lansimi i OneFor në Kosovë , një vjet më parë, në shtator të 2023 aplikacioni për shërbime financiare digjitale OneFor është shkarkuar nga mbi 100,000 individë, ndërsa ka arritur në 30,000 numri i klientëve aktivë në OneFor.

Rritja e shpejtë dhe organike e përdorimit të aplikacionit OneFor në Kosovë ka pozicionuar OneFor në një akter të rëndësishëm në tregun financiar jo bankar në vend me një pjesëmarrje prej 80% në rritjen mujore të tregut.

“Aplikacioni OneFor po shkarkohet mesatarisht nga 300 klientë të interesuar në baza ditore. Kjo rritje e përdorimit të OneFor në Kosovë në vitin e parë të operimit është testament i një produkti të shumëpritur dhe inovativ të sjellur në Kosovë që ofron një përvojë krejtësishtë digjitale dhe të përmirësuar në qasjen dhe menaxhimin e transaksioneve financiare” thotë Yll Dushi drejtor i përgjithëshëm i OneFor Kosova.

OneFor është aktive në Evropë që nga 2021, ndërsa në Kosovë u licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si Institucion Financiar Jo-Bankar (IFJB) me iniciativë të kompanisë amë OneFor Holding GmbH, me seli në Düsseldorf.

Përgjatë vitit të parë të operimit në Kosovë, OneFor arriti që lansojë edhe IBAN local, duke u bërë insitucioni i pare financiar jo-bankar që ofrojë këtë mundësi të lehtësimit të pagesave brenda dhe jashtë OneFor.

Në anën tjetër, në vitin e parë të operimit OneFor lansoi edhe llogarinë për Bizneset dhe mundësoi integrimin e pagesave me QR në platforma të e-commerce-it dhe integrim të shërbimeve të pagesave brenda aplikacionit si atë të parkingut, e-sim etj.

- OneFor brenda një vit të operimit në Kosovë arriti që ti ketë 30,000 klientë aktivë dhe 50,000 kartela Mastercard të lëshuara.

- OneFor është shkarkuar nga mbi 100,000 individë, duke e renditur OneFor si aplikacionin më të shkarkuar financiar në Kosovë

- Sot OneFor ka rreth 45% të tregut të klientëve që kanë llogari digjitale financiare ndërsa mbi 80% të tregut të kartelave në industrinë financiare jo- bankare.