Policia jep detaje për rastin në Prizren, ku një punëtor vdiq pasi ra nga kati i tretë

Një punëtor ka vdekur të premten pas lëndimeve që ka marrë pasi kishte rënë nga kati i 3 i një objekti ku ishte duke punuar.

Policia tha se në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati i Punës dhe prokurori, ndërsa trupi është dërguar në IML për autopsi, transmeton Zeri.info.

“Prizren 13.08.2024-17:00 Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti ishte rrëzuar nga kati i 3 i një objekti në të cilin ai ishte duke punuar. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësorë i emergjencës. Lidhur me rastin është njoftuar Inspektorati i Punësi dhe prokurori . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri