SHBA-ja dhe Britania, të gatshme të heqin kufizimet ndaj Ukrainës për raketat me rreze të gjatë
Ka indikacione të forta se ShBA dhe Britania e Madhe janë të gatshme të heqin kufizimet e tyre brenda disa ditësh ndaj Ukrainës duke përdorur raketa me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë.
Ukraina tashmë ka furnizime me këto raketa, por është e kufizuar në gjuajtjen e tyre drejt objektivave brenda kufijve të saj, raporton BBC.
Kievi është lutur për javë të tëra që këto kufizime të hiqen, në mënyrë që të mund të qëllojë në objektiva brenda Rusisë.