Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit

Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët.

Kryeterroristit Milan Radojiçiq, që shfaqet i shoqëruar me një grup të armatosur deri në dhëmbë pranë shtatores së Car Llazarit në Mitrovicën e Veriut, i bëhet thirrje të rikthehet në veri.

Imazhi e teksti u shpërndanë gjithandej komunave veriore të premten me të zbardhur dita.

“Jemi të gjithë ‘Millani dhe vëllezërit e Banjskës”. Ju presim në veri të na pushtoni. Komandant, vetëm thoni dhe do të fluturojmë si plumbat”, thuhet në afishe. /Klankosova

 

Thirrjet e kujtdo që u shpreh krahëhapur për një pushtim, policia i hoqi gjatë ditës.