“Siguria e fëmijëve në trafik”, Aliu: Projekt mjaft unik

Sot në shkollën fillore " Naim Frashëri", në Prishtinë, u bë lansimi i projektit të sigurisë rrugore: “Siguria e fëmijëve në trafik”, ku në këtë aktivitet morën pjesë ministrat Aliu, Nagavci, zëvendësambasadori i gjerman, Matthias Conrad,si dhe Sylejman Halili shef i njësisë së trafikut.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se ministri Aliu vuri në pah rëndësinë e këtij projekti duke thënë se aplikacioni për sigurinë në komunikacion, siç e quajti ai, mjaft unik, do të jetë në dispozicion të fëmijëve e që ka të bëjë me sigurinë më trafik.

“Edhe në qytetet tona ka plane të reja mobiliteti, që synojmë zhvillimin dhe investimet e reja e që synohet çdo herë  të kemi sa më pak ndikime negative në mjedis, por çështja e sigurisë mbetet çështja kryesore në vend e cila përfshinë shumë ministri dhe shumë fusha, duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën”, tha Aliu.

Tutje, ai tha se siguria në trafik ndihmohet nga Policia e Kosovës, si dhe Ministria e Arsimit, e cila luan rol të rëndësishëm në arsimimin e  nxënësve për mënyrën se si të sillen në trafik, teksa shtoi se po i kushtohet vëmendje edhe në përgatitjen adekuate të shoferëve të rinj, që janë “fokusi kryesor e deri të fëmijët të cilët në komunikacion shpeshherë janë të rrezikuar pa fajin e tyre”.

Ministri Aliu falënderoi shtetin gjerman dhe organizatën GIZ që po jep në të gjitha fushat, në aspektin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ndërsa ministrja e MASHT-it, Arbërie Nagavci,  këtë projekt e vlerësoi si të rëndësishëm dhe të vlefshëm për sigurinë në rrugë, e cila na prekë të gjithë e veçanërisht fëmijët. “Kjo platformë ka një rëndësi të madhe për të gjithë ne e sidomos për mirëqenien dhe sigurinë e fëmijëve”,tha ajo.

Ndërsa Sylejman Halili, nga Policia e Kosovës tha se policia e është duke dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh duke mbajtur legjërata nëpër shkolla për sigurinë në trafik.

“Ne i kemi përgatitur disa fletushka që do të shpërndajmë lidhur me rëndësinë e sigurisë në trafik”, vuri në dukej ai.

Ndryshe ky projekt është hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa është financuar nga GIZ-i Gjerman.