Dogana konfiskon mall në vlerë mbi 10 mijë euro

Dogana e Kosovës ka konfiskuar mall në vlerë mbi 10 mijë euro në fshatin Sllatinë të Vitisë.

Sipas njoftimit, Dogana ka përcjellë një veturë me targa nga Kosova, e cila ka hyrë ilegalisht nga brezi kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe ka arritur ta ndalë në fshatin Sllatinë të Vitisë.

“Janë konfiskuar 546 kilogramë mjaltë dhe 465 kilogramë duhan i papërpunuar. Ato, sipas njoftimit, ishin ndarë në kovë plastike. Vlera e mallit, sipas tregut, është mbi 10 mijë, ndërsa shmangie nga taksat doganore është mbi 18 mijë euro. Automjeti dhe malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor në Ferizaj. Rasti mbetet të trajtohet nga njësitë relevante të Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.