Shkatërrohen rreth një mijë armë të konfiskuara nga Policia e Kosovës

Rreth 1000 armë janë shkatërruar sot, të cilat i ka konfiskuar Policia e Kosovës në operacione të ndryshme. Me këtë rast u tha se Policia e Kosovës është dhe ka qenë çdoherë e përkushtuar në sundimin e ligjit dhe për të ofruar siguri të rëndë dhe qetësi për të gjithë qytetarët.

Përfaqësuesit e UNDP-së dhe të BE-së kanë theksuar se do të vazhdojnë që së bashku të mbështesin institucionet e Kosovës në avancimin e sigurisë.

Me këtë rast është apeluar në raportimin e mbajtjes ilegale të armëve.