Vrasja në “Aktash”, arrestohet një person për manipulim me prova
Edhe një person është arrestuar për rastin që kishte ndodhur më 1 shtator në lagjen “Aktash” në Prishtinë mes familjeve Sekiraqa dhe Capat, ku u vra Premtim Gashi.
Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet për manipulim me prova, transmeton Zeri.info.
“Rr. ‘Gazmend Zajmi’, Prishtinë, 01.09.2024, 22:04. Lidhur me rastin e lartcekur të datës së lartcekur, më datën 11.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Manipulim me prova’. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri