Lansohet sot thirrja publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë për investim në pajisje efiçiente për ngrohje

Sot në orën 9:00, Ministria e Ekonomisë, në kuadër të Pakos emergjente për energji e mbështetur nga Komisioni Evropian, lanson thirrjen publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”.

Në këtë event, që ka për qëllim ndihmën e familjeve për të investuar në pajisje me konsum të ulët energjie, do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Artane Rizvanolli.