Qeveria shqiptare heq vizat me Nikaraguan dhe Kirgizstanin

Qeveria shqiptare miratoi sot në parim marrëveshjen me Nikaraguan, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit.

Po ashtu në mbledhjen e sotme u miratua në parim edhe marrëveshja me Kirgizstanin, për përjashtimin e kërkesave për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.

Falë bisedimeve nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete.