Finalja e Superkupës mes Prishtinës dhe Trepçës, sonte
Sonte (e mërkurë) do të zhvillohet superfinalja e Superkupës së Kosovës mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren dhe do të fillojë në orën 20:00.
Për të kaluar në finale Sigal Prishtina mposhti Pejën me rezultat 91-80, ndërsa Trepça eliminoi Yllin me rezultat 83-61. /Zëri